Burokracia dhe korrupsioni ua nxijnë jetën investitorëve

  • 27 May 2016 - 07:56
Burokracia dhe korrupsioni ua nxijnë jetën investitorëve

Qeveria e paaftë për ta përmirësuar ambientin biznesor, ligjor dhe administrativ.

Të regjistrosh një biznes vendor apo të huaj në Kosovën e pasluftës, në parim, është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë falas. Por, në praktikë thuajse ndodh e kundërta, dhe pronarët hasin në shumë barriera. Të gjitha bizneset dhe markat tregtare janë të shënuara në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtarë, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjenden lirisht dhe në mënyrë të hapur përmes internetit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Bizneset, që veprojnë në Kosovë, duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (ARBK). ARBK-ja vepron në bazë të një databaze elektronike, si një proces më i thjeshtë dhe më i shpejtë i regjistrimit pa pagesë të bizneseve të reja. Ekzistojnë 22 qendra komunale të regjistrimit të njohura si zgjidhje "one-stop shop" të lidhura me zyrën kryesore të ARBK-së në Prishtinë. Ngjashëm me praktikat e përgjithshme të vendeve të BE-së, vetëm disa lloje të bizneseve mund të regjistrohen në Kosovë. Në bazë të Ligjit mbi shoqëritë tregtare (nr. 02/L- 123), ekzistojnë këto lloje të bizneseve: bizneset individuale, ortakëritë e përgjithshme, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara, ortakëritë e kufizuara dhe shoqëritë aksionare. Në pajtim me klauzolat e Ligjit për investimet e huaja, kompanive të huaja u lejohet të angazhohen në aktivitetet e bizneseve të hapura për biznese vendore. Për më tepër, nuk ka asnjë kufizim lidhur me pjesën e kapitalit që subjektet e huaja janë të lejuara ta mbajnë. Por, përtej formaliteve që duken të thjeshta, ka një mal probleme, të natyrave të ndryshme administrative, ligjore, etj., në të cilat ngecin investitorët dhe si rrjedhojë largohen nga Kosova.

Pengesa në çdo hap

Analistët e ekonomisë dhe deputetët kosovarë ankohen se secili biznes i huaj, që vjen në Kosovë, do të përballet me pasojat e korrupsionit, mosfunksionimit të drejtësisë dhe burokracinë, që ekziston në të dyja nivelet e qeverisjes. Analisti i ekonomisë, Xhevat Meha, thotë për "Kosova Sot" se investimet e huaja janë të domosdoshme për ringjalljen ekonomike të Kosovës dhe fakti se këto po shënojnë rënie ndër vite, kanë humbur shpresat për një zhvillim ekonomik më të madh. Edhe eksperti i ekonomisë, Meha, pajtohet se rënia e investimeve ka ndodhur, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, mosfunksionimit si duhet të sistemit të drejtësisë, procedurave burokratike etj....(Më shumë mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot) 

(Kosova Sot)