Kurteshi: Qytetarët duhet ti bojkotojnë produktet e “ Devollëve”

  • 27 May 2016 - 15:57
Kurteshi: Qytetarët duhet ti bojkotojnë produktet e “ Devollëve”

"'Devollët' do të shesin çfarëdo që u shitet dhe nuk do të merren në përgjegjësi derisa të mos bie regjimi që është i lidhur ngushtë me 'Devollët' dhe kompanitë e tjera që fusin në vend mallra me kualitet të dobët ose edhe të atilla që e dëmtojnë shëndetin e qytetarëve", tha deputeti Ismail Kurteshi nga Lëvizja 'Vetëvendosje' në një prononcim për Gazetën Kosova Sot.

 Ai ka pohuar se shpëtimi nga rreziku i helmimit të qytetarëve nga produktet e tilla është bojkotimi i tyre dhe rikthimi i konsumit në produktet vendore. "Aktualisht e vetmja mundësi për t' ua bërë të pamundur shitjen e produkteve të dëmshme për qytetarët është bojkoti i qytetarëve karshi produkteve të dëmshme për shëndetin e tyre, qofshin ato të ofruara nga 'Devollët' ose kompani të tjera, të cilat i kanë blerë gjykatat, inspektorët, doganierët, pra e kanë blerë Qeverinë. Por do të vijë edhe dita kur 'Devollët' dhe të gjithë ata individë në institucione që e kanë lejuar hyrjen e mallrave të dyshimta dhe shitjen e tyre, pa asnjë pengesë, do të përgjigjen para drejtësisë", tha Kurteshi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)