Modelja e vret miliarderin për shkak të xhelozisë (Foto)

  • 28 May 2016 - 09:55
Modelja e vret miliarderin për shkak të xhelozisë (Foto)

Një modele sllovake rroba-banjosh do të vuajë një dënim prej 22 vjetësh në burg pasi u shpall fajtore për vrasjen e miliarderit britanik të argjendarive Andy Bush pas një krize xhelozie në Costa del Sol.

Mayka Kukucova e qëlloi ish të dashurin e saj  Bush tre herë pasi qëndroi në pritje 48 orë që 48 vjeçari dhe e dashura e tij e re të mbërrinin.

Sot, një juri e shpalli atë fajtore për vrasjen e tij pasi kishte hyrë vjedhurazi në vilën e tij prej 3 milionë sterlinash në plazh, pas një gjykimi prej katër ditësh në një gjykatë të Malagës, në Spanjë.

Kukucova, 26 vjeçe, u shemb përtokë teksa dëgjoi verdiktin pasi juria e injoroi pretendimin e saj për ta bërë  Bush të dukej si një dhunues agresiv që i kishte kërcënuar familjen me jetë.

Disa muaj pas ndarjes se tyre, Bush ishte lidhur me një studente 20 vjeçare ruse, Maria Korotaeva, nje bukuri mbresëlënëse, çka ishte edhe shkaku i vrasjes se tij.

(Kosova Sot)