PDK, akuza ndaj LDK-së: Svarqa falsifikon dokumentin e komunës

  • 28 May 2016 - 17:15
PDK, akuza ndaj LDK-së: Svarqa falsifikon dokumentin e komunës

Të gjitha dyshimet se Komuna e Ferizajt, ka buxhet të falsifikuar, janë vërtetuar nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosooës, në Ferizaj Lulëzim Arifi.

Aliu ka thënë se pretendimet që Komuna e tyre ka buxhet të falsifikuar nuk janë akuza as pretendime por realitet. Sipas tij, një gjë e tillë u zbulua, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës të mbajtur me datën 25 maj 2016 ku u rishikuar buxheti i vitin 2016.

Shkeljet e tilla duket se janë bërë në zgjerimin e asfaltimin e rrugës së Zaskokut nga rruga kryesore deri tek lumi, e që sipas tyre nuk parashihet me Ligjin për buxhetin e këtij viti.. Kontratën të cilën e ka nënshkruar në prill të këtij viti kryetari, Muharrem Svarqa ka vlerë mbi 95 mijë euro.

Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Zaskok është projekti i dytë të cilin ata e quajnë falsifikim e që nuk është fare në buxhetin e komunës. E falsifikimi i tretë sipas PDK-së është anulimi i 18 projekteve kapitale që është dashur të kryhen gjatë këtij viti, të cilat u anuluan pas kërkesës së Svarqës,raporton gazeta Fjala.

Dega e PDK-së në Ferizaj i ka bërë ftesë Prokurorisë së Shtetit që pas këtyre argumenteve që të marrë masat e duhura për të mbrojtur ligjet dhe Kushteues të Kosovës.

(Kosova Sot)