Shtetet më të lumtura, më të pasura, më të shëndetshme dhe më të sigurta në botë

  • 28 May 2016 - 21:28
Shtetet më të lumtura, më të pasura, më të shëndetshme dhe më të sigurta në botë

Shteti skandinav, Norvegjia, edhe një herë gjendet në krye të listës.

P ër çdo vit instituti 'Legatum' me seli në Londër e publikon indeksin e tij vjetor global të prosperitetit, sondazh ky i madh që i radhit shtetet më të suksesshme në botë. Organizata i krahason sukseset në ekonomi, ndërmarrësi, qeverisje, shkollim, shëndet, siguri, liri personale dhe kapital social. Këto janë shtetet më të lumtura, më të pasura, më të shëndetshme dhe më të sigurta në botë,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Norvegjia Shteti skandinav edhe një herë gjendet në krye të listës. Shteti gjendet në vend të parë gjatë shtatë viteve të fundit. Norvegjia është shteti i vetëm që radhitet në kryet të secilit nënindeks. 

2. Zvicra Zvicra gjendet në vendin e dytë të indeksit të prosperitetit për tri vite me radhë. Shteti alpin radhitet në krye të nën-indeksit të qeverisjes dhe ka ekonominë e radhitur në vendin e dytë. 

3. Danimarka Danezët gëzojnë qeverisje shumë të mirë, shkollim të nivelit të lartë dhe një rezultat të lartë në kapitalin social. Po të mos ishte nota e ulët e kujdesit shëndetësor, shteti do të mund të ishte në krye të indeksit. 

4. Zelanda e Re Kohezioni i fortë social dhe angazhimi në komunitet tregojnë se Zelanda e Re ka nivelin më të mirë të kapitalit social në botë. Ky vend është klasifikuar si shteti joevropian me më së shumti prosperitet. 

5. Suedia Suedezët janë të bekuar me nivelet më të larta botërore për ndërmarrje dhe mundësi, të cilat i kanë ndihmuar sërish këtij shteti që ta sigurojë një vend në indeksin e sivjetmë. 

6. Kanadaja Sipas indeksit të prosperitetit, Kanadaja është me të vërtetë një shtet i lirisë, pasi që shtetasit e saj gëzojnë nivelet më të larta të lirive personale sesa çdo shtet tjetër i analizuar. Ajo ka rënë një vend më poshtë në krahasim me një vit më parë. 

7. Australia Shteti gjendet në vendin e shtatë për tashmë tri vjet me radhë, ndërsa këtë vit indeksi i prosperitetin e ka vlerë- suar atë si shtetin me shkollimin më të mirë në botë. 

8. Holanda Duke u ngjitur një vend më lart në indeksin e këtij viti, Holanda është vlerësuar lart për shkollim, shëndetësi dhe liri personale. 

9. Finlanda Finlandezët e kanë performancën e pestë më të mirë në qeverisje në botë, por ekonomia e tyre relativisht e varfër, është radhitur në vendin e 33, dhe ka ndihmuar që shteti të bie për një vend më poshtë në krahasim me vitin e shkuar.

10. Irlanda Irlanda është ngjitur për dy vende në indeksin e sivjetmë, falë përfundimit në vendin e katërt për siguri.

11. Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shteti më i fuqishëm në botë ka arritur rezultate më të mira se cilido shtet tjetër në kategorinë e shëndetë- sisë, por shtetasit e saj janë në mesin me më së paku të sigurtëve në listë. SHBA-ja ka qenë e 33-ta në këtë nënindeks.

12. Islanda Shteti i veriut të atlantikut ka përfunduar në top pesë në tri nënindekse: liri personale, siguri dhe atë për ndërmarrje. Kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta parandaluar rënien për një vend në krahasim me indeksin e një viti më parë.

13. Luksemburgu Banorët e këtij shteti gëzojnë nivele të larta të lirisë personale dhe shëndetësisë, si dhe të qeverisjes së fortë dhe ekonomisë së mirë, gjëra që e kanë ndihmuar që të ngjitet për tri vende më lart në indeks.

14. Gjermania Sipas indeksit të prosperitetit, Gjermania e ka ekonominë e pestë më të mirë në botë, e cila i ndihmon që të qëndrojë në vendin e 14-të për herë të katërt me radhë.

15. Britania Britania ka rënë për dy vende më poshtë, pjesërisht për shkak se ka përfunduar jashtë top 20-shes në indekset e shkollimit dhe sigurisë. 

(Kosova Sot)