Salihaj: Politika e kriminalizuar dhe e korruptuar dominon mbi gjithçka

  • 29 May 2016 - 13:26
Salihaj: Politika e kriminalizuar dhe e korruptuar dominon mbi gjithçka

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se misioni i EULEX-it i duhet Kosovës edhe për disa vjet, madje jo vetëm në rolin monitorues dhe këshillëdhënës, por siç ka thënë ai një mision që zbaton ligjin dhe jo një mision i korruptuar dhe i dështuar. 

Salihaj ka nënvizuar se Gjyqësia e Kosovës është plotësisht e papërgatitur për t'u ballafaquar me krimin e organizuar në Kosovë.

"As që mund të imagjinohet që drejtësia në Kosovë të veprojë në arrestimin e njerëzve të fuqishëm të krimit dhe oligarkëve ekonomikë, përderisa ata janë në krye të shtetit apo e kanë futur shtetin nën ndikimin e tyre", është shprehur Salihaj.

(Kosova Sot)