Kthehet shiu,ky është moti për tërë javën

  • 30 May 2016 - 09:32
Kthehet shiu,ky është moti për tërë javën

Mëngjesi i së hënës në kryeqytet ka nisur me temperatura të larta, të cilat po shoqërohen me rreze dielli. E mot i ngjashëm do të ketë deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja pritet të ketë edhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, me anë të një njoftimi për media, ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Sipas IHMK-së, nga e enjtja vranësirat do të shoqërohen edhe riga lokale shiu, ku temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehtë, nga 23-25 gradë Celsius.

(Kosova Sot)