Analisti rus: SHBA-ja plane për vendosjen e anti-raketorëve në Kosovë

  • 30 May 2016 - 11:47
Analisti rus: SHBA-ja plane për vendosjen e anti-raketorëve në Kosovë

Analisti politik dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Petr Iskenderov, ka thënë se Kosova do të bëhet pjesë e një mburojë raketore të cilën Amerika do ta vendoste në Evropë.

Duke folur për Radio Sputnik, Iskenderov ka thënë se NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan ta vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, sidomos për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer në të cilën ndodhet territori.

Sipas Sputnik, “NATO ka pranuar së fundmi anëtarësimin e Malit të Zi si anëtar 29-të të Aleancës, në një kohë kur aleanca po bëhet më aktive në pjesët e saj lindore dhe jugore, duke iu referuar një kërcënimi jo-ekzistent të Rusisë”.

Ai ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë planet e saja në Kosovë, kjo nuk duhet të jetë një surprizë”.

Nëse kjo ndodh, Kosova mund të bëhet një nga nyjet më të rëndësishme të mburojës raketore që Ëashington ndërton në Evropë, gjë të cilën në Moskë e konsiderojnë si një kërcënim për sigurinë.

(Kosova Sot)