Hashim Thaçit askush nuk po ja shkel pragun e derës!

  • 30 May 2016 - 14:09
Hashim Thaçit askush nuk po ja shkel pragun e derës!

Haki Abazi i cili është njohës i çështjeve politike e ka quajtur presidentin Hashim Thaçi, '' Presidenti me zor''.

Reagimi i tij i plotë:

Presidenti me zor – Askush nuk uroi dhe nuk po ja shkel pragun e deres.

Ashtu siq eshte filluar dhe po vazhdon, besoj per te perfunduar siq eshte me keq por ashtu siq e meriton. Nuk ka gje me te poshter se sa mos me ta hap deren askush. Edhe me kanun te Lekses edhe me protokol te diplomacise ky eshte tregues poshterues dhe per t’ja treguar vendin.

Sa urime i kane ardhe presidentit me zor per zgjedhjen e tij ne krye te vendit? A i ka ardhe dikush me vizitu perpos vizitave me zor nga ata qe jane te varur. Kur keni mbajtur mend viziten e fundit te presidentit me zor?

Sot ndegjova qe qenka kthyer ne molle sherri fotografia e Presidentit me zor meqe disa komuna e insitucione nuk po e perjetojne presidentin si te tyrin dhe rrejdhimisht po refuzojne ta vendosin . As une jo.

Propozoj qe ne menyre urgjente ne te gjitha institucionet te kete fotografi te Skenderbeut ne balle dhe te Ibrahim Rugoves Rugoves dhe Adem Jasharit poshte tij . Skenderbeu perveq qe eshte figure e shquar hitorike, simbool unifikimi dhe rezistence, dhe themelues i shtetit, Skenderbeu ka pase shekmbime letrash dhe komunikime diplomatike me te bujshme se sa Presidenti me zor ne te gjithe karrieren e tij.

Nuk kisha dashte me qene nxenes i ulur ne shkolle apo student universitet apo perfaqesues i qytetareve para fotografise se nje perqaresi, inatqore dhe hiq me pak se analfabet.

Nga ngritja ne kembe dhe aplaudimi e cmimi saharov dikur, kemi arritur tek faqet epara te NYT per radikalizim, korrupcion, kriminalitet dhe me imazhin qe vetem analfabetet do te mund t’ja krijonin shtetit te ri.

(Kosova Sot)