Zbulohet kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës, armëve e tritolit nga Shqipëria në Itali

  • 30 May 2016 - 14:32
Zbulohet kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës, armëve e tritolit nga Shqipëria në Itali

Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e kreut të organizatës kriminale që trafikonte drogë, armë dhe tritol nga Shqipëria në Itali.

Ai është Roland Lame 47 vjeç me nënshtetësi italiane. Ai njihet nga autoritetet dhe mediat fqinje e kanë konsideruar “trafikant të njohur shqiptar”. Në një operacion të koduar “Illiria” të policisë së Barit, 8 persona u arrestuan në të gjitë Italinë, 3 shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.

Banda kriminale vepronte që prej vitit 2013 dhe policia sekuestroi 1 ton marijuanë, 4.5 kg tritol, 170 plumba, një kallashnikov dhe më shumë se 1 kg heroinë e kokainë. Në videon e mëposhtme janë pamjet e operacionit të policisë italiane dhe arrestimi i anëtarëve të organizatës.

(Kosova Sot)