Haradinaj, vendimin për tokat e Deçanit e krahason me atë të regjimit serb(Foto)

  • 31 May 2016 - 17:33
Haradinaj, vendimin për tokat e Deçanit e krahason me atë të regjimit serb(Foto)

Kryetari i Degës së AAK-së në Deçan Daut Haradinaj, duke sjellë vendimin e drejtorit të regjimit të Millosheviqit, e ka krahasuar atë me vendimin e Republikës së Kosovës për tokat e Deçanit.

Ai këtë vendim e ka cilësuar si skandaloz. “Në vitin 1992, drejtori i dhunshëm i asaj kohe, nuk e pranoi vendimin e qeverisë së regjimit të Millosheviqit, ndërsa gjykata jonë në Republiken e Kosovës merr vendim skandaloz per t’i dhuruar manastirit tokat e qytetarëve të Deçanit.

Për ata që e dijnë gjuhën serbe, ju lus ta lexoni vendimin”, ka shkruar ai në facebook.

(Kosova Sot)

1

2