Thaçi për nobelistet Ebadi dhe Karman: Kosova mëson nga eksperienca e tyre

  • 31 May 2016 - 18:19
Thaçi për nobelistet Ebadi dhe Karman: Kosova mëson nga eksperienca e tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar për takimet që i ka pasur me dy nobelistet nga Irani dhe Jemeni, Dr Ebadi dhe zonjën Karman.

“Takova dy gratë e njohura të paqes në botë, Dr. Ebadi nga Irani dhe znj. Karman nga Jemeni që janë Nobelistet e famshme që na nderuan me pjesëmarrje në konferencën ndërfetare. Kosova mëson nga eksperienca e tyre por edhe ne ofrojmë Kosovën si platformë të dialogut dhe paqes në botë,” shkruan Thaçi në Facebook.

(Kosova Sot)