Zvicër, tuneli më i thellë dhe më i gjatë hekurudhor në botë drejt hapjes së madhe

  • 01 June 2016 - 09:14
Zvicër, tuneli më i thellë dhe më i gjatë hekurudhor në botë drejt hapjes së madhe

Tuneli më i thellë dhe më i gjatë hekurudhor në botë hapet zyrtarisht në Zvicër pas thuajse dy dekadash pune për ndërtimin e tij.

57 km ose 35 milje, tuneli dy kalimësh me bazë në Gotthard do të sigurojë lidhjen hekurudhore të shpejtësisë së lartë në alpet e Zvicrës ndërmjet Evropës veriore dhe jugore, shkruan BBC.

Zvicra tha se ai do të revolucionarizojë transportin europian të mallrave. Mallrat që kryesisht transportoheshin me rrugë, do të mbarten në tren.

Trimf i inxhinjerisë së Zcivrës

Tuneli do të kapërcejë gjatësinë prej 53.9 km të tunelit hekurudhor të Japonisë, Seikan, si më i gjati në botë dhe lë pas dhe tunelin 50.5 km që lidh Britaninë me Francën, duke e kaluar në vendin e tretë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Francois Hollane dhe Kryeministri i Italisë Matteo Renzi do t’i bashkohen zyrtarëve të lartë të Zvicrës në hapjen e madhe.

_89850052_89850051_89846553_world_longest_tunnel_map_624_tunnel_only

(Kosova Sot)