Gjermania e brengosur, shembullin e Britanisë mund ta ndjek edhe Franca

  • 24 June 2016 - 21:36
Gjermania e brengosur, shembullin e Britanisë mund ta ndjek edhe Franca

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, Gjermania vazhdon të jetë e brengosur se Franca, Hollanda, Austria, Finlanda dhe Hungaria mund të kërkojnë referendum për daljen nga Bashkimi Europian.

Lajmi mbi shqetësimin e Gjermanisë është dhënë nga gazeta gjermane Die Welt, e cila ka cituar një burim strategjik nga Ministria e Financave.

Sipas gazetës gjermane, Gjermania në koordinim me BE-në do t’i ofrojë Britanisë ‘negociata konstruktive’ .

Die Welt citon se kontributi i Gjermanisë për buxhetin vjetor të BE-së mund të rritet me 3 miliardë euro pasi Britania doli nga BE-ja. 

(Kosova Sot)