Këta do të jenë hapat e Bashkimit Europian pas Brexit-it!

  • 25 June 2016 - 09:24
Këta do të jenë hapat e Bashkimit Europian pas Brexit-it!

Pasi pezulluan axhendën e tyre nga rezultati i referendumit britanik, BE-ja ka hyrë nga sot në një seri intensive takimesh për t’i paraqitur një objektiv të ri evropianëve dhe për të përgatitur situatën pa Britaninë e Madhe (BM).

Garantimi i tregjeve

Banka Qendrore Evropiane (BQE) u shpreh e gatshme për të ofruar likuiditet shtesë nëse është e nevojshme për të parandaluar një tërheqje të investimeve. Në kontakt të ngushtë me bankat që supervizon, BQE-ja konsideron se sistemi bankar në eurozonë është i qëndrueshëm në çështjet e kapitalit dhe likuiditetit.

Negociata sa më shpejtë

BM-ja duhet të fillojë negociatat e saj mbi daljen nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, insistuan sot krerët e insitucioneve të BE-së, Jean Claude Juncker, Donald Tusk dhe Martin Schulz.

Në Gjermani

Kancelarja Angela Merkel ka thërritur një mini mbledhje të hënën në Berlin me homologët e saj francezë dhe italianë, si dhe Donald Tusk, për të analizuar situatën me qetësi.

Dy ditë më herët, të shtunën, sërish në kryeqytetin gjerman, ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve themeluese të BE-së (Francë, Gjermani, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Itali) mblidhen për këtë çështje.

Një plan franko-gjerman

Shumë burime flasin për një iniciativë të çiftit franko-gjerman për t’i dhënë një prespektivë të re BE-së.

“Parisi do të jetë në iniciativë që Evropa të përqëndrohet tek esencialja”, premtoi sot François Hollande duke cituar sigurinë, investimet për rritje ekonomike dhe punësim, hramonizimin fiskal dhe social, si dhe reforminin e eurozonës dhe një qeverisje sa më demokratike.

Komisioni në punë

Një mbledhje e 28 komisionerëve evropianë parashikohet të hënën më 27 në Bruksel, për të biseduar mbi aplikimin e Brexit. Juristët e ekzekutivit evropian janë thërritur për të filluar pa vonuar nga puna intensive juridike që i pret.

Sesin i jashtëzakonshëm i Parlamentit Evropian

Presidentët e grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian, u mblodhën sot në mëngjes. Presidenti Martin Schulz  thërriti një sesion plenar të jashtëzakonshëm të martën më 28, gjatë së cilës do të votohet një rezolutë që i kërkon David Cameron të aktivizojë sa më shpejtë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për të filluar procedurën e shkëputjes.

Mbledhje në Bruksel

Një mbledhje evropiane parashikohet më 28 dhe 29 korrik në Bruksel mes krerëve të shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare. Më 29 korrik të 27 krerët (pa BM-në) do të mbajnë një mbledhje informale për të biseduar mbi implikimet politike dhe praktike të Brexit, si për klauzolën e ndarjes edhe për të ardhmen e BE-së me 27.

Takim në Bratislava

Sllovakia do të marrë presidencën e rradhës më 1 korrik, në gjashtëmujorin e dytë të 2016. Me këtë rast, komisionerët evropianë do të mblidhen në Bratislava ku çështja e Brexit do të jetë në krye të rendit të ditës.

(Kosova Sot)