Vazhdojnë temperaturat e larta në Maqedoni

  • 25 June 2016 - 17:25
Vazhdojnë temperaturat e larta në Maqedoni

Temperaturat e larta në Maqedoni vazhdojnë edhe më tej. Gjatë ditës së sotme, moti në mbarë vendin ka qenë me diell.

Temperaturat gjatë ditës kanë arritur deri në 38 gradë Celsius, shkruan AM.

Temperaturat e larta priten të vazhdojnë edhe më tej. Ato do të lëvizin prej 20 deri në 37 gradë Celsius në ditët në vijim.

(Kosova Sot)