Dyshime për varreza masive në Novi Pazar, ka edhe dëshmitar

  • 25 June 2016 - 20:48
Dyshime për varreza masive në Novi Pazar, ka edhe dëshmitar

Në Serbi janë disa lokacione ku pritet të fillojnë gërmimet, me dyshimet se mund të ketë varreza masive me trupat shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj thotë se për dyshimet në lokacionin në Novi Pazar është siguruar një dëshmitar i cili pretendon se e di vendin e saktë ku dyshohet për varreza masive.

“Për regjionin e Novi Pazarit jemi dakorduar që me dëshmitarin që është i njohur për ata dhe për ne, ai ka shprehur gatishmëri me dal në vendin e ngjarjes, sepse vitin e kaluar dy herë është gërmuar gabimisht në atë pjesë”, thotë ai.

Ndërsa sa i përket gërmimeve në Kosovë, bëri të ditur se në vitin 2016 janë bërë disa gërmime në disa lokacione të ndryshme, por pa ndonjë rezultat.

“Ekipet e Mjekësisë Ligjore janë arsyetuar se janë të zënë me Kizhevakun, aty janë bërë një muaj që janë ndërprerë gërmimet pa ndonjë rezultat, prandaj apel i yni është që çdo lokacion i dyshuar të vlerësohet në kohën e duhur”, thotë ai.

Gjetaj thotë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë në lidhje me çështjen e të pagjeturve.

Edhe më tej ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1 mijë 600 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

(Kosova Sot)