Ibrahimi: Më e vështirë lufta kundër korrupsionit, sesa kundër terrorizmit

  • 26 June 2016 - 15:09
Ibrahimi: Më e vështirë lufta kundër korrupsionit, sesa kundër terrorizmit

Institucionet e Kosovës po përgatisin një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashmë të shpallur si terroriste, që veten e quan Shteti Islamik (ISIS).

Kreu i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, i cili po i gjykon të akuzuarit e arrestuar para dy vitesh për terrorizëm në Kosovë, në intervistë për Gazetën Fjala ka treguar për planet dhe rastet e ndishme që po i trajton.

Sipas tij, asnjë kosovar më nuk është nisur për në Siri apo ndonjë luftë tjetër të huaj, ndërsa një problem tjetër mjaft i madh për vendin vështirë po vihet nën kontroll.

Ibrahimi thotë se në Kosovë më vështirë është të trajtohen rastet e korrupsionit se ato të terroizmit.

“Ne nuk i kemi problem trajtimin e çështjeve të terrorizmit. Por trajtimi i krimit të organizuar. Në secilën formë që paraqitet në Kosovë do të jetë problem”, thotë Ibrahimi 

Trajtimi i lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në përgjithësi për këtë Gjykatë është sfidë, për faktin se ka shumë lëndë dhe ka mungesë të vazhdueshmë kapaciteteve të nevojshme si të gjyqtarëve ashtu edhe të stafit administrativ.

(Kosova Sot)