Ilir Meta përjashton deputetin nga radhët e LSI-së. Ja arsyeja

  • 27 June 2016 - 13:34
Ilir Meta përjashton deputetin nga radhët e LSI-së. Ja arsyeja

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përjashtuar deputetin Përparim Spahiu. Vendimi është marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike. Kjo masë “ndëshkuese” vjen pasi Spahiu është shprehur kundër reformës në drejtësi.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ishte shprehur kundër monitorimit nga ndërkombëtaret të procesit të “Vetingut”.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!” kishte shkruar Spahiu në rrjetin social Twitter.

Me këtë vendim mazhoranca që ka 86 mandate, humbet një të tillë, ndërsa i duhen 94 vota për të miratuar reformën në drejtësi

(Kosova Sot)