Izraeli dhe Turqia rivendosin marrëdhëniet

  • 27 June 2016 - 14:29
Izraeli dhe Turqia rivendosin marrëdhëniet

Izraeli dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, kanë konfirmuar sot zyrtarët e të dyja vendeve.

Tensionet u shfaqën në vitin 2010, kur komandoja detare e Izraelit bastitisi një anije humanitare në Detin Mesdhe, ndërkohë që ajo po nisej për në Rripin e Gazës. 9 qytetarë turq mbetën të vrarë në këtë incident të rëndë.

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Romë, Izraeli ka përmbushur kërkesat e Turqisë për të kompensuar familjet e viktimave turke, duke kontribuar me 20 milionë dollarë në fondin e viktimave. Ndërkohë, Ankaraja do të heqë dorë nga paditë penale kundër ushtarëve izraelitë, të përfshirë në incident.

(Kosova Sot)