Angli: Gomonia po fundosej me 18 shqiptarë, dy britanikët pranojnë: po bënim kontrabandë

  • 27 June 2016 - 17:43
Angli: Gomonia po fundosej me 18 shqiptarë, dy britanikët pranojnë: po bënim kontrabandë

Dy britanikë kanë pranuar sot se kanë bërë kontrabandë me emigrantët, pasi barka me 18 shqiptarë në bord rrezikoi të fundosej në brigjet e Kent më 28 maj.

Mediat britanike njoftojnë se ish-kampioni i xhudos, Robert Stilwell nga Greenhithe dhe Mark Stribling nga Farniggham kanë hyrë në Gjykatën “Maidstone Crown Cours”.

Stilwell, 33 vjeç, që përfaqësonte Britaninë e Madhe dhe mbante tituj europianë dhe të Komonuelthit si dhe Stribling, 35 vjeç, do të marrin dënimin më 29 qershor. Ata ndodhen në qelitë e paraburgimit në Gjykatën e Maidstone.

Ata janë akuzuar për komplot, për dhënie ndihme në emigracionin e paligjshëm në një vendi anëtar nga data 27 maj deri më 30 maj, kur sëbashku me të tjerë lehtësuan shkeljen e ligjit të Mbretërisë së Bashkuar nga persona joevropianë, konkretisht nga 18 shqiptarë.

Stilwell dhe Stribling u arrestuan pasi gomonia me emigrantë shfaqi probleme në brigjet e Dymchurch të shtunën e 28 majit.

Varkat e shpëtimit dhe anijet e rojes bregdetare u desh të përfshiheshin në një operacion kur gomonia pësoi çarje dhe po mbushej me ujë.

Një helikopter u fut në kërkim dhe emigrantët u gjetën më në fund në orën 2 të natës dhe u dërguan në breg në Dover në kujdesin e Focës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

(Kosova Sot)