Presidenca e Jahjagës, shpenzime enorme për telefona mobilë

  • 28 June 2016 - 08:06
Presidenca e Jahjagës, shpenzime enorme për telefona mobilë

ZAP-i: Përdorimin jo i duhur i procedurave të prokurimit

Shpenzimet e telefonisë mobile ishin 46,590 euro. Nga tri pagesat e testuara në vlerë prej 8,556 euro, vërejtëm se stafi i kabinetit të presidentes kishte tejkaluar limitin e shpenzimeve të telefonisë mobile për 2.966 euro", thuhet në raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Raporti i ZAP-it për aktivitetin financiar njëvjeçar të Zyrës së Presidencës e Kosovës për vitin 2015, ka vënë në pah plot shkelje në menaxhimin e financave publike. Sipas ZAP-it, menxhimi i rrezikut dhe zbatimi i rekomandimeve të vitit paraprak nuk është adresuar ashtu siç kërkohet për zhvillimin dhe përmirësimin e organizatës. Aty shtohet se prokurimi kishte mangësi sidomos te procedurat e kuotimit. Sipas ZAP-it, pasqyrat vjetore financiare paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë, në të gjitha aspektet materiale, të pranimeve dhe të pagesave, si dhe të buxhetit të realizuar të Zyrës së presidentit të Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik. "Deri në fund të auditimit tonë për vitin 2015, ZPK kishte arritur të implementojë tre rekomandime nga viti 2014, dy ishin në proces, ndërsa një nuk ishte implementuar", thuhet në raport. ZAP-i konsideron se buxheti final është më i ulët se buxheti fillestar për 160.249 euro. 

Parregullsi në prokurim Sipas ZAP-it, në mungesë të hapësirës për vendosje të stafit, ZPK nuk kishte zhvilluar procese të rekrutimit për plotësimin e të gjitha pozitave të planifikuara. "Vlera e kontratave të nënshkruara në vitin 2015 ishte 495.161 euro. Prej 56 procedurave të zhvilluara, 50 prej tyre ishin me procedurën e kuotimit. Ne testuam shtatë prokurime nga kategoria mallra-shërbime dhe dy nga investimet kapitale në vlerë totale prej 248.683 euro. Auditimi ynë ka nxjerrë në pah ekzistencën e dobësive në prokurim lidhur me përdorimin jo të duhur të procedurave të prokurimit dhe pranimin e sigurimit të ekzekutimit jo në përputhje me kërkesat në dosjen e tenderit.

Sipas ZAP-it, në mungesë të hapësirës për vendosje të stafit, ZPK nuk kishte zhvilluar procese të rekrutimit për plotësimin e të gjitha pozitave të planifikuara

Tejkalim i limitit të shpenzimeve Ndërkaq, për shpenzimet jo përmes prokurimit, ZAP-i konstaton se me UA të brendshëm, të datës 3.8.2015, rregullohen rastet e tejkalimeve të limiteve për shpenzimet e telefonisë mobile. Për shpenzimet e paarsyetuara mjetet duhet të rimbursohen, përderisa kur ka arsye duhet të aprovohet nga menaxheri përgjegjës", thuhet në raportin e Auditorit. Sipas këtij raporti, shpenzimet e telefonisë mobile ishin 46,590 euro. "Nga tre pagesat e testuara në vlerë prej 8.556 euro vërejtëm se stafi i kabinetit të Presidentes kishte tejkaluar limitin e shpenzimeve të telefonisë mobile për 2.966 euro. Edhe përkundër njoftimeve të vazhdueshme për këto tejkalime nga sekretari, kjo dukuri kishte vazhduar deri në tetor, kur edhe kishte filluar që të aplikohej aprovimi i tejkalimeve të shpenzimeve të telefonit dhe ZPK ka prezantuar obligimet e papaguara në PVF-të e vitit 2015. Vlera e tyre ishte 67.180 euro, apo për 47.358 euro më shumë se obligimet e vitit 2014", thuhet në raportin e ZAP-it. 

(Kosova Sot)