Lu takon Xhafën për reformën në drejtësi

  • 28 June 2016 - 11:17
Lu takon Xhafën për reformën në drejtësi

Ambasadori Amerikan Donald Lu e nisi ditën e sotme me një takim me kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Takimi mes Lu dhe Xhafaj po mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe ka nisur rreth orës 9.30.

Ky takim vjen pas një mesazhi të fortë të ambasadorit amerikan në websajtin e Ambasadës Amerikane, ku Donald Lu tregoi zhgënjimin e tij nga politika.

Lu u shpreh se tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kishin ofruar shumicës dhe opozitës në Shqipëri tri zgjidhje kompromisi, për të kapërcyer ngërçin që mban të bllokuar reformën në Drejtësi. “Mazhoranca i ka pranuar këto propozime, ndërsa kreu i opozitës, Basha, ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”.

Ai u bën thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. “Unë kam një kërkesë për brezin e ri të shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve që t’u thoni udhëheqësve që ju keni votuar se e doni këtë reformë. Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit”.

(Kosova Sot)