Arrestohet marinari egjiptian që mori peng peshkarexhën

  • 28 June 2016 - 16:18
Arrestohet marinari egjiptian që mori peng peshkarexhën

Arrestohet marinari egjiptian që mori peng anijen “Çelepia 2” dhjetë ditë më parë në portin e Durrësit. Adel M.Salam është arrestuar në Aleksandri, bën të ditur “Ora”. Arrestimi është kryer nga autoritetet egjiptiane pas kërkesës së Interpol Tiranës.

Ndërkohë, nuk dihet ende fati i dy peshkatarëve shqiptarë, Luan Mema dhe Dhimitër  Malja, ndërsa dosja është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjendet anija e marrë peng 

Gjendet në Egjipt peshkarexha shqiptare “Çelepia2”. Autoritetet egjiptiane e kanë gjetur anijen shqiptare të zhdukur prej 18 qershorit. Anija u gjet gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në brigjet e Aleksandrisë. Brenda bordit të anijes janë gjetur tre persona me kombësi egjiptiane.

Një ditë më parë, marinari egjiptian lëshoi kërcënimin e fundit ndaj pronarit të anijes.

Salam la orën 20:00 të së hënës si afatin e fundit që pronari i anijes të depozitonte në llogari shumën prej 70 mijë eurosh, në të kundërt kërcënoi se do të digjte mjetin lundures.

(Kosova Sot)