Gjakovë, rrihen për shkak të borxhit
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot)