Lansohet plani i integritetit të MFSK-së

  • 30 June 2016 - 09:41
Lansohet plani i integritetit të MFSK-së

Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon konferencën “Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së”.

Hapjen e konferencës do ta bëjë Sekretari i Përgjigjthshëm i MSK-së zoti Shkelzen Syla. Fjalën Hyrëse do ta mbajë Ministri i FSK-së zot Haki Demolli. 

Po ashtu fjalim do të mbajë edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë zoti Jan Braathu dhe zoti Per Age Christensen - Drejtor i Qendres së Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes, në Ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë.                          

 Pas prezantimit do të mbahet edhe sesioni i pyetjeve për të pranishmit.

Plani i integritetit është hartuar si rrjedhojë e zbatimit të projektit “Mbështetje kornizës së integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës,” projekt ky që mbështetet nga Qendra e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes (QISM) e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

(Kosova Sot)