Mjete të dyshuara shpërthyese në Prishtinë e Graqanicë

  • 30 June 2016 - 12:21
Mjete të dyshuara shpërthyese në Prishtinë e Graqanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raste të ndara ka pranuar informacione për mjete të dyshuara shpërthyese në Graqanicë dhe Prishtinë, të cilat janë deminuar pa incidente nga njësiti i FSK-së.

“Padalishtë, Graqanicë. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Rr. ‘Tahir Zajmi’, Prishtinë 29.06.2016-09:00. Në mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në oborrin –hapësirën e fakultetit të Bujqësisë kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.