Zëvendësministri Murtezaj përgënjeshtron Ministrinë e Punëve të Jashtme

  • 30 June 2016 - 22:20
Zëvendësministri Murtezaj përgënjeshtron Ministrinë e Punëve të Jashtme

Valon Murtezaj, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka deklaruar se Ministria e Jashtme dhe e Integrimit Europian e Malit të Zi, nuk i ka dërguar notë proteste Kosovës.

Ka notë nga Mali i Zi, por ajo notë nuk është Notë Proteste”, ka thënë Murtezaj për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, derisa në studio po diskutohej çështja e kësaj note të cilën Ambasada e Kosovës në Mal të Zi e pranoi të mërkurën.

Mirëpo, të kundërtën e Murezajt e ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Në një komunikatë për media, ky dikaster specifikon se “Nota e Protestës” që Mali i Zi i dërgoi Kosovës, ishte veprim i ngutshëm.

“Në frymën e bashkëpunimit dhe raporteve të shkëlqyera ndërmjet vendeve tona dhe mirëkuptimit për këtë çështje, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi, ka qenë i ngutshëm dhe pa ndonjë arsye serioze për tu shqetësuar sa i përket raporteve tona të ndërsjella”, thuhej në kumtesë.

(Kosova Sot)