Turqia ‘vë duart në zjarr’, sulmet në aeroport u udhëhoqën nga ISIS

  • 01 July 2016 - 11:32
Turqia ‘vë duart në zjarr’, sulmet në aeroport u udhëhoqën nga ISIS

Pas zhurmës së madhe si pasojë e publikimit të të dhënave të djeshme se tre atentatorët e sulmit tragjik në aeroportin e Stambollit ishin nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani, zyrtarët turq kanë nxjerrë në dritë të tjera të dhëna të rëndësishme.

Ata deklaruan se kanë prova të forta se sulmi makabër që la 44 të vdekur dhe mbi 240 të plagosur, ishte planifikuar nën udhëheqjen e ‘kujdesshme’ të ISIS –shkruan CNN.

Autoritetet besojnë se tre burrat, të identifikuar tashmë nga mediat shtetërore si tre shtetas Rus, Uzbekistanez dhe Kirgistanez, kanë hyrë në Turqi rreth një muaj më parë dhe vinin nga një fortesë e ISIS, Raqqa të Sirisë, duke sjellë me vete jelekët shpërthyes dhe bombat e përdorura në sulm.

Sulmi ishte i planifikuar shumë mirë nga ISIS- thonë zyrtarët ndërkohë që shtojnë se kanë kontrolluar në apartamentin ku atentatorët jetoni me qira në lagjen Fatih të Stambollit, të cilët janë identifikuar edhe nga fqinjët pas tregimit të fotove.

(Kosova Sot)