Kina feston 95 vjetorin e Partisë Komuniste, Tajvani i lëshon gabimisht një raketë bërthamore

  • 01 July 2016 - 11:54
Kina feston 95 vjetorin e Partisë Komuniste, Tajvani i lëshon gabimisht një raketë bërthamore

Ndërkohë që Kina festonte 95 vjetorin e formimit të Partisë Komuniste mëngjesin e sotshëm, Tajvani ka lëshuar aksidentalisht një raketë bërthamore në ujërat në ishujt Penghu, në drejtim të Kinës kontinentale, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme dhe lëndime.

“Marina e Tajvanit ka nisur aksidentalisht një raketë supersonike nga baza e saj detare Kaohsiung, Një anije patrullë ishte nënshtruar një stërvitjeje kur raketa Hsiung Feng III u lëshua gabimisht në ajër” – njoftoi Agjencia Qendrore e Tajvanit (CNA).

Ndërkohe që I pyetur nga gazetarët nëse incidenti do të ndikojë në marrëdhëniet me Pekinin, Zëvendës-admirali Mei Chia-hsu tha se marina kishte raportuar në ministrinë e mbrojtjes të ishullit por theksoi se rasti ishte nën hetime dhe do të hetohen rrethanat.

(Kosova Sot)