Mustafa: Bashkëpunimi me Iowa-n dhe SHBA-të prioritet i Qeverisë

  • 01 July 2016 - 18:15
Mustafa: Bashkëpunimi me Iowa-n dhe SHBA-të prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim senatoren amerikane nga shteti i Ioëa-s, Joni Ernst.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor, thuhet në një njoftim të Qeverisë.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi orientimet kryesore të Qeverisë në avancimin e të arriturave, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të dhe shteti i Ioëa-s po japin për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.

Ndërkaq, duke folur për bashkëpunimin me shtetin e Iowa-s, kryeministri Mustafa tha se Kosova i jep prioritet primar thellimit të gjithanshëm të këtij bashkëpunimi, duke e falënderuar në veçanti për përkrahjen e Gardës Kombëtare të Iowa-s për FSK-në.

Senatorja amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, ka vlerësuar lartë progresin e arritur në Kosovë, si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve.

Senatorja Ernst theksoi përkrahjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Senatorja Ernst, po ashtu, shprehu përkushtimin e shtetit të Iowa-s për bashkëpunim me Kosovën duke theksuar interesim për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit si në ekonomi, bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe përkrahjes për të rinjtë kosovarë në përgatitjen për tregun e punës, thuhet mes tjerash aty.

(Kosova Sot)