Kapet mbi 2.3 tonelatë kokainë e fshehur në kuti bananesh

  • 01 July 2016 - 18:51
Kapet mbi 2.3 tonelatë kokainë e fshehur në kuti bananesh

Mbi 2.3 tonelatë kokainë, e fshehur në kutitë e bananeve që transportohej në anije, është gjetur nga autoritetet rumune.

Mësohet se droga me vlerë 625 milionë euro, po transportohej në muajt prill dhe qershor nga Kolumbia dhe pjesë të tjera të Amerikës Jugore për në Rumani, ndërsa kishte për destinacion final Evropën Perëndimore.

Kryeprokurori Daniel Horodniceanu tha të premten se ky është konfiskimi më i madh i kokainës në Rumani dhe njëri nga më të mëdhatë në Evropë në vitet e fundit.

Deri më tani janë arrestuar një shtetas marokien, lider i dyshuar i unazës kontrabanduese, si dhe katër lituanezë dhe një kolumbian.

(Kosova Sot)