Qytetarët pyeten për rrugët te "Livadhet e Arapit"

  • 01 July 2016 - 23:26
Qytetarët pyeten për rrugët te

E dhe zona e quajtur "Livadhet e Arapit" në Gjilan është përfshirë në planin rregullues. Urbanizmi dhe Kadastra kanë organizuar të enjten një debat me qytetarë, për të marrë mendimin e tyre rreth hapjes së rrugëve në këtë zonë. Nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, drejtori i Urbanizimit, Valkon Shefkiu, si dhe ai i Kadastrës, Sadudin Berisha, u janë përgjigjur dhjetëra pyetjeve dhe interesimeve të qytetarëve,raporotn Gazeta Kosova Sot

Valon Shefkiu ka sqaruar se qëllimi ynë është hapja e rrugëve gjithandej territorit të komunës së Gjilanit, përfshirë edhe "Livadhet e Arapit", ku për zhvillim të zonës i jepet mundësi edhe banimit kolektiv. "Kjo është hapësira më atraktive urbane e Gjilanit, ku 60 për qind e sipërfaqes është e lirë", ka thënë Shefkiu.

Nënkryetari Kadriu tha se ka pasur shumë kërkesa për ndërtim në këtë zonë, prandaj së pari duhet të hapen rrugët. "Të gjitha pyetjet dhe shqetësimet tuaja do t'i marrim parasysh", ka thënë Kadriu. Kurse Sadudin Berisha (Kadastër), ka thënë se janë regjistruar të gjitha pronat private dhe komunale tek "Livadhet e Arapit" dhe tani e dinë saktësisht se sa tokë i merret secilit qytetar për ndërtimin e rrugëve.

(Kosova Sot)