Flet babai i Dijamantit: Ja se si m'u vra djali (Foto)

  • 23 July 2016 - 14:18
Flet babai i Dijamantit: Ja se si m'u vra djali (Foto)

Naim Zabërgja, babai i Dijamantit nga Vushtrria, i cili është në mesin e nëntë të vrarëve në Munich, ka treguar momentet e fundit me djalin e tij.

Duke folur për mediat gjermane, ai ka thënë se djali i tij kishte dalë për pije me shokun e tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Ai ishte me shokun e tij. Shoku i tij më telefonoi për të më lajmëruar se kanë blerë disa pije dhe do të qëndronin diku jashtë”, ka treguar Zabërgja, derisa në dorë mbante fotografinë e djalit të tij dhe një buqetë me lule.

“Vrasësi ishte vetëm dy metra larg tyre. Ai hapi zjarr. Shoku ia doli të ikte kurse djali im u vra në vend. Po jetoj si në makth. Nuk mund ta besoj çfarë ka ndodhur. As familja nuk mund ta besojë këtë”, ka thënë babai i 21-vjeçarit.

Pos, Dijamantit, në këtë sulm u vra edhe Armela Segashi nga Podujeva dhe Sabina Sulaj.

(Kosova Sot)

Dijamant Zabergja, 21, is among the deadArmela Segashi was also killedGrief: Mourners visited the sight of yesterday's massacre to pay their respects and lay flowers to the deadThis morning, commandos, armed with night vision goggled and dogs, raided an apartment in the Maxvorstadt neighbourhood early this morning, where it is believed the gunman lived with his parentsPolice officers were seen removing items from an apartment complex where the suspect allegedly lived