Detaje të reja: Maniaku i Munich-ut u inspirua nga vrasësi Tim Kretschmer (Foto)
Sulmuesi maniak i Munich-ut Ali Sonboly, kishte studiuar vrasjen masive dhe ishte i fiksuar me një vrasës adoleshent që masakroi 15 shokë të klasës së tij.
18-vjeçari gjerman me prejardhje iraniane mbante një libër në çantë e tij të quajtur ‘ vrasin fëmijët - Brenda mendjes së vrasësve të shkollës’, derisa vrau 9 persona, shkruan Daily Mail, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Policia e cila bastisi shtëpinë e tij këtë mëngjes, ka gjetur edhe dokumente mbi të shtënat e tjera masive.
18-vjeçari ishte i fiksuar me Tim Kretschmer, një 17-vjeçar, i cili vrau 15 persona në Winnenden të Gjermanisë jugore, në vitin 2009.
Policia mendon se ka pasur një "lidhje të dukshme" vrasësin e krahut të djathtë Anders Breivik, I cili para pesë vjetëve vrau 77 persona në Norvegji në vitin 2011.
Një mik shkolle i Sonboly tha se ai kishte fotografinë e Breivik në profilin e tij në What'sApp.
(Kosova Sot)