Lirohet rruga "Luan Haradinaj, bllokohet udhëkryqi tek Kushtetuesja

  • 24 July 2016 - 10:45
Lirohet rruga

Komuna e Prishtinws ka njoftuar se qytetarët se segmenti rrugor para Pallatit të Rinisë, në rrugën "Luan Haradinaj", i cili  ka qenë i bllokuar për shkak te punimeve, pritet të rihapet sot për qarkullim të automjetev

Kurse  nga sot, me 24 Korrik (e Diele) nga ora 07:00 e mëngjesit do të bllokohet udhëkryqi “Garibaldi”, “Dritan Hoxha”, “Ukshin Hoti”, kurse do të mbetet i lirë  drejtimi për rrugën “Luan Haradinaj”.

Ky bllokim do të jete vetëm për datën 24 korrik 2016, deri sa të bëhet depërtimi i gypave në udhëkryqe.

Të hënën, me  datën 25 korrik 2016, do të lirohen për qarkullim të automjeteve drejtimi për rrugën “Garibaldi”, “Luan Haradinaj”, dhe “Dritan Hoxha”, por punimet do të vazhdojnë në rrugën “Ukshin Hoti”, deri të udhëkryqi afër “Gjykatës Kushtetuese”.

Ky kufizim i qarkullimit në këtë pjesë të qytetit është bërë me konsultim me Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, Ndërmarrjen Termokos dhe punëkryesin NN. Alzone,  për shkak të projektit të rehabilitimit të sistemit të ngrohjes në qytetin e Prishtinës.

Prandaj i lusim pjesëmarrësit në komunikacion qe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre duke shmangur tollovinë.

(Kosova Sot)