Qeveria, institucioni më i korruptuar (Foto)

  • 24 July 2016 - 17:13
Qeveria, institucioni më i korruptuar (Foto)

Insituticucioni më i korruptuar në republikën e Kosovës është qeveria. Ky rezultat ka dalë nga një anketë e qytetarëve në portalin “Kosova Sot” ku janë pyetur se cilat institucione mendojnë ata se janë më të korruptuar,raporton Gazeta Kosova Sot

Në rënditje janë futur Presidenca, Parlamenti, Qeveria, Gjykatat, Prokuroria, komunat dhe shëndetësia. Sipas rezultateve të anketës, 42.4 për qind e qytetarëve mendojnë se Qeveria është më e korruptuara nga institucionet, pas tyre vijnë gjykatat me 17.3 për qind.

Rezultatet kanë dalë befasuese nga se Presidenca është rënditur e treta për nga korruptimi. Për këtë institucion se është i korruptuar janë shprehur 15.7 për qind e qytetarëve. Shëndetësia është rënditur e parafundit për të cilën janë shprehur 8.6 për qind e qytetarëve, kurse të fundit janë komunat për të cilat 4.3 e qytetarëve mendojnë se janë të korruptuara.

(Kosova Sot)

 

Image
Image