Po nxehet debati për Demarkacionin me Malin e Zi

  • 24 July 2016 - 18:06
Po nxehet debati për Demarkacionin me Malin e Zi

Debati për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi tashmë ka filluar të nxehet ende pa filluar zyrtarisht.

Debati për  për Demarkacionin mes Kosovës dhe  Malit të Ziqë është paraparë që të mbahet më 3 gush 2016 në Kuvendin e Kosovës pritet që të jetë i nxehet,

Të shtunën lideri i lëvizjes Vetëvendosje, që më së fuqishmi po e kundërshton këtë marrëveshje ka bërë thirrje për mobilizim të anëtarëve të lëvizjes, derisa ka përmendur si term edhe ‘vetësakrifikim” për këtë kauzë.

Në anenë tjetër po këtë ditë mediat kanë raportuar se në këtë debat mund të jetë edhe vetë personi që u akuzua më së shumti për marrëveshjen, që nga opozita konsiderohet e dëmshme, Murat Meha. 

Pjesëmarrja e Mehës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo mund ta acaronte situatën kur kihet parasysh episodet që ai ka pasur me liderin e AAK’së Ramush Haradinaj që po si Vetëvendosja tashmë gati e ka kauzën kryesore ‘Demarkacionin me malin e Zi’.

Në vazhdën e njoftimeve për këtë debat, janë paraqitur dhe grupe tjera të interesit në të, siq është Shoqata e malazezëve të Kosovës, por edhe Lidhja e Historianëve nga Deçani.

(Kosova Sot)