Lavrov: Bashkëpunimi me Turqinë varet nga zgjidhja e krizës siriane

  • 24 July 2016 - 19:21
Lavrov: Bashkëpunimi me Turqinë varet nga zgjidhja e krizës siriane

Rikthimi i besimit mes Turqisë dhe Rusisë, në një masë të madhe varet edhe nga bashkëpunimi i tyre mbi krizën në Siri, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

“Nuk bëhet fjalë vetëm mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe tregtinë, investimet dhe projektet e përbashkëta. Bëhet fjalë për bashkëpunim për zgjidhjen e krizës siriane”, tha Lavrov duke folur në një forum për rininë në Vladimirsk, në perëndim të Rusisë, njofton atsh.

Turqia dhe Rusia më 29 qershor normalizuan marrëdhëniet, që u tensionuan pas nëntorit të vitit 2015.

(Kosova Sot)