Arrestohet një person në Gjakovë për vrasje në tentativë

  • 25 July 2016 - 12:07
Arrestohet një person në Gjakovë për vrasje në tentativë

Një person i komunitetit egjiptian, në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mashkulli të komunitetit të njëjtë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm, deri sa nga i dyshuari është konfiskuar arma me një karikator, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 38.1 gramë, një kuti me mbetje të substancës dhe një foli alumini e paketuar për shitje.

Sipas policisë, nuk është raportuar për lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 (Kosova Sot)