Gruevski tani edhe në rolin e Pokémon

  • 25 July 2016 - 12:12
Gruevski tani edhe në rolin e Pokémon

Pokémon është loja më e përhapur në të gjithë botën ku të vegjël e të mëdhenj janë ”angazhuar” për të kapur topa Pokémon-a. Pokemon Go është një aplikacioni i cili është lancuar për platformat iOS dhe Android ndërsa njerëzit përmbushin misionet e tyre që nga mediat ndërkombëtare është vlerësuar si loja më me ndikim në botë e cila i mban njerzit me kokën poshtë, për të gjetur topa edhe atje ku nuk ka shkuar ndonjëherë në jetën e përditshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Trendit botëror i është bashkangjitur edhe produksioni i famshëm nga Maqedonia që deri tani ka publikuar seriale ”Ednooki” me të cilin ironizonte partitë politike dhe figurat e tyre.

Seriali satirik Ednooki prezenton ish-kryeministrin Gruevski në edicionin e lajmeve të televizionit pro-qeveritar Sitel ku e prezenton ”projektin e madh” që e ka shpikur partia e tij OBRM-PDUKM. ”Me këtë aplikacion mund ta zbuloni Maqedoninë rurale duke nisur nga malet, fushat, lumejnt dhe të gjitha bukuritë e Maqedonisë. ”Kemi vendosur që t’ia vëndojmë emrin ‘Grujomon’.” thotë ish kryeministri Gruevski në serialin satirik ”Ednooki”.

(Kosova Sot)