Të mërkurën mbahet tubim mbështetës për Erdoganin në Preshevë

  • 25 July 2016 - 18:05
Të mërkurën mbahet tubim mbështetës për Erdoganin në Preshevë

Në një njoftim në Facebook, “Jeta në Preshevë” ka bërë të ditur se të mërkuren më 27.07.2016 ora 17:30 në Preshevë do të mbahet mitingi i solidaritetit tek shtëpia e kulturës për ngjarjet aktuale në Turqi.

Me titull “Presheva ne mbështetje të Erdogan! kjo faqe njofton qytetarët që mitingu mbahet të mërkurën tek Shtëpia e Kulturës e këtij qyteti.

Njoftimit i janë bashkangjitur edhe disa fotografi të cilat tregojnë pankartat e përgatitura për këtë tubim.

(Kosova Sot)