Vërshime në Kumanovë, qytetarët kërkojnë përgjegjësi

  • 25 July 2016 - 21:45
Vërshime në Kumanovë, qytetarët kërkojnë përgjegjësi

Qytetarët e Kumanovës të zemëruar kërkojnë përgjegjësi nga pushtet lokal dhe kryetari Zoran Damjanovski – Cic.

Pjesën qendrore të qytetit të Kumanovës këtë pasdite e vërshoi uji, pas shtrëngatës e cila e kaploi pjesën verilindore të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Moti i keq i cili sot e kaploi Kumanovën ka zgjatur rreth gjysmë orë dhe ishte i përcjellë me rrufe të fuqishme dhe erë të përforcuar.

Bulevardi “Revolucioni i tetorit“ i përngjante Venedikut, i terri nën ujë, ku qytetarët vetë i kanë hapur pusetat për grumbullimin e ujit atmosferik.

Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë fotografi të Kumanovës së përmbytur ku dhe janë shënuar kritikat për autoritetet lokale.

(Kosova Sot)