Ndërron jetë Lefter Canaj, dogji me benzinë pacientin në spital

  • 26 July 2016 - 12:34
Ndërron jetë Lefter Canaj, dogji me benzinë pacientin në spital

Rritet bilanci i viktimave, pas zjarrit që ra në spitalin privat, ditë e djeshme në Tiranë. Një ditë pas tragjedisë, ka ndërruar jetë dhe autori i zjarrëvënies, Lefter Canaj.

57-vjeçari ka humbur jetën pas plagëve të marra nga zjarri që ai vuri si fillim shokut të dhomës pacientit Dhimitër Saraçi.

Motivet e zjarrit janë ende të paqarta por nga flakët humbën jetën edhe dy gra të cilat ishin shtruar në spital.

(Kosova Sot)