Shpërthim në Bosnje: 1 i vrarë, 5 të lënduar

  • 26 July 2016 - 13:18
Shpërthim në Bosnje: 1 i vrarë, 5 të lënduar

Autoritetet boshnjake bëjnë të ditur se një punëtor është vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar pas një shpërthim në një fabrikë të letrës në pjesën veriore të Bosnjës.
Shpërthimi i bojlerit të fabrikës ndodhi sot në mëngjes, ndërsa autoritetet janë ende duke e hetuar rastin, njofton AP,

Zëdhënsja e policisë, Aldina Ahmic, ka thënë se punëtorët e lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ku njëri nga ta ka vdekur.

Një punëtor tjetër është lënduar rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

(Kosova Sot)