Jeta skëterrë në erën e kanalizimit, mes minjve dhe gjarpërinjve

  • 27 July 2016 - 18:00
Jeta skëterrë në erën e kanalizimit, mes minjve dhe gjarpërinjve

Familja Syla e dërrmuar nga skamja

Familja Syla kërkon strehë dhe ushqim

Një  dhomë përdhese në rrugën"Fehmi Lladrovci" numër 67, aty në një hyrje të shtëpisë me një dhomë e një banjë që kundërmon erë të rëndë kanalizimi, jeton Eminja me vajzën dhe burrin tashmë pa punë e me paaftësi për punë. S'ka as edhe një mundësi të ushqehet si njeri, jetën ia kanë  tmerruar tash edhe minjtë, të cilët dalin nga kanalizimi dhe gjarpërinjtë

Shiu depërton në kulmin e shtëpisë

Familja Syla nga Prizreni jeton në gjendje të rëndë familjare. Kjo familje në këto ditë me shi ka pasur probleme, sepse shiu depërton nga kulmi brenda shtëpisë. Kryefamiljari Ramadan Syla tregon se këtu e bënë jetën me familjen siç jetojnë edhe kafshët. Ai është invalid në dorë dhe tani e pesë vjet ka ndjekur të gjithë procedurat ligjore që t’i paguhet së paku dëmi fizik, por deri më tani gjykata e ka neglizhuar rastin e tij. Syla tregon se për shkak të pengesave në dorë nuk po arrin të punojë, edhe pse jeton nuk po arrin të  punojë  dhe  jetojnë në kushtet shumë të rënda .Ai tregon se ka prejardhje nga  komuna e Vushtrrisë, është nga Stanoci, dhe se atje nuk ka asnjë  pasuri  dhe këtu jeton jetën e rëndë baras  me  vdekjen, siç shprehet ai. Emine  Syla, 39- vjeçare, nënë e dy vajzave,  tani e 19  vjet  bën jetë të tmerrshme, duke  banuar nëpër shtëpi të braktisura dhe pa mundësi të një jete normale. Ajo falënderimet e para i bën tek psikologia dr. Shukrane Shala. “Disa herë kam dashur t’i jap  fund jetës, kam probleme psikike”, ka thënë ajo. “Secila pikë  shiu që  bie në këtë  kulm edhe bie brenda,  sepse  ne jemi në hall edhe në verë,  e lërë më  gjatë dimrit, kur shiu bën këtu  kërdi”, thotë ajo, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Image

 

Lotët e dhembjes

Një  dhomë përdhese në rrugën"Fehmi LLadrovci" numër 67, aty në një hyrje të shtëpisë me një dhomë e një banjë që kundërmon erë të rëndë kanalizimi, jeton Eminja me vajzën dhe burrin tashmë pa punë e me paaftësi për punë. Vajza tashmë po e përfundon klasën e nëntë. “Unë s'kam para as për barna, për atë jam e njohur për mjek, sepse me qindra herë kam kërkuar shërim, vuaj rëndë nga sëmundja  psikike", tregon Eminja dhe vetëm qan. Ajo aq shumë derdh lot dhembjeje, saqë  njeriu domosdo se do të ndihej  keq. S'ka as edhe një mundësi të ushqehet si njeri, jetën  ia kanë  tmerruar tash edhe minjtë, të cilët dalin nga kanalizimi dhe gjarpërinjtë. Ajo ka halle, sepse një vëlla ia  kanë masakruar serbët gjatë luftës, jeta iu ka vështirësuar  tej mase. Në këtë  gjendje ajo pohon se çdo sekondë mendon kur dhe si të bëjë vetëvrasje. Por, pasi lexon Kuran dhe beson në Zot i bie pishman.  "S'dua që të bëhem katile e shpirtit tim", thotë ajo, duke shtuar se “më duket ka ardhur fundi”.

Image

 

Emigracioni, i pasuksesshëm

Gjatë  eksodit  që pësoi Kosova para një viti, ishte edhe kjo familje që kishte mësyrë drejt migrimit në Austri. Ata ishin vendosur në Pemberg në afërsi të Vienanajshtat, por  ajo tregon se nga atje edhe pse kishte edhe katër termine mjekësore për trajtim psikik ishin kthyer dhunshëm për në Kosovë. Këtu para se të shkonte në migrim kishte një ndihmë sociale prej 75 eurosh, por pas kthimit në Qendrën për Punë Sociale nuk ia japin përsëri atë ndihmë sociale, duke i thënë se duhet të kalojnë së paku gjashtë muaj. Ajo shpreson shumë se do të gjenden njerëz bamirës që të shpëtojnë jetët e kësaj familjeje. Do ta shpëtojnë jetën e nënës Emine Syla.

Image

 

Ajo  pas 19 vjetësh shpreson se do ta kenë një dhomë të tyre dhe një për vajzën që edhe ajo të ketë ëndrrat e saj rinore, e jo të jetojë nën kundërmimin e kanalizimit.  Ndërsa Ramadani tregon se  edhe pse  invalid në dorë,  mundohet të punojë kur ka punë, por askush  nuk e merr sapo ia sheh dorën.“Kam një familje që  ndonjëherë kur ka punë më fton dhe me jep nga 10 apo 15  euro në ditë, por kjo punë”,  tregon Ramadani,  “është shumë e rrallë dhe është e vështirë”. 

(Kosova Sot)