Asgjësohen mbi 10 mijë bimë hashashi në Tepelenë

  • 28 July 2016 - 17:40
Asgjësohen mbi 10 mijë bimë hashashi në Tepelenë

Policia e Tepelenës në një operacion të ndërmarrë në fshatin Kalivaç, ka asgjësuar mbi 10 mijë rrënjë hashash.

Bimët narkotike ishin të mbjella në një parcelë të vetme. Policia bëri ndërhyrjen duke i shkulur dhe asgjësuar më pas me anë të djegies pjesën më të madhe të tyre, ndërsa një sasi e vogël u mor në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se po punon për identifikimin e personit apo personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm dhe kapjen e tyre.

(Kosova Sot)