Lul Berisha mbetet në burg, gjykata refuzon lirimin e parakohshëm

  • 29 July 2016 - 08:32
Lul Berisha mbetet në burg, gjykata refuzon lirimin e parakohshëm

Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e të Lulzim Berishës, për lirim të parakohshëm nga burgu. 

Kërkesa e tij u kundërshtua nga Prokuroria e Durrësit, që e konsideroi të padrejtë lirimin e parakohshëm. Lul Berishës i kanë mbetur edhe 6 vjet burg për të vuajtur.

Lulzim Berisha, njihet në media si kreu i “bandës së Durrësit”, e cilësuar si një ndër bandat më të përgjakshme në vendin tonë. 

Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë. Banda merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion e trafik armësh.

(Kosova Sot)