Shqiptari tentoi të vrasë vjehrrin me sëpatë pasi e la gruaja, dënohet me 12 vite burg

  • 29 July 2016 - 21:01
Shqiptari tentoi të vrasë vjehrrin me sëpatë pasi e la gruaja, dënohet me 12 vite burg

Besnik Vata është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Astit në Itali.

52-vjeçari me origjinë shqiptare ishte arrestuar nga policia italiane, pasi ai kishte tentuar të vrasë me sëpatë ish vjehrrin e tij, 60-vjeçarin Shaqir Voka.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur dhjetorin e kaluar dhe pas një gjykimi të përshpejtuar gjykata e gjeti fajtor, duke e dënuar 52-vjeçarin.

Vata e kishte sulmuar ish vjehrrin e tij me sëpatë, pasi mendonte se e kishte bindur vajzën e tij të divorcohej nga ai.

Por, në fakt sipas mediave italiane, gruaja e tij i kishte kërkuar divorcin Vatës pasi ai ishte abuziv me të.

(Kosova Sot)