Ja përse princi Harry nuk ka folur për nënën e tij (Foto)

  • 30 July 2016 - 16:10
Ja përse princi Harry nuk ka folur për nënën e tij (Foto)

35 vjet më parë, si këtë javë, Londra ishte në festë.

Princesha Dajana i premtonte dashuri dhe nderim të shoqit, princit Çarls.

Por nuk i premtonte bindje.

Ajo ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident rrugor.

Vetëm këtë javë, djali i saj i vogël, Herri, ka folur për vdekjen e saj.

Ai ishte 12 vjeç kur ajo vdiq.

Gjatë një aktiviteti bamirësie, 31-vjeçari Herri tha se ka nisur të flasë për humbjen e mamasë vetëm tre vjet më parë.

“Është normale të vuash. Nuk është dobësi. Dobësi është të kesh një problem dhe të mos e zgjidhësh”.

Por përse kaq vonë?

E përditshmja Daily Mail shkruan se faktori kryesor është fakti se ata nuk donin të mërzisnin babanë e tyre dhe partneren e tij, Kamilën.

“Për një kohë të gjatë, ata ishin të shqetësuar se nëse flisnin për mamanë e tyre, mund të keqinterpretohej si një kritikë ndaj Princit të Uellsit”, kujton një ndihmës.

(Kosova Sot)